KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i 77-vjeçarit nga autoritetet e Serbisë, reagon KMDLNj
Siguri

Arrestimi i 77-vjeçarit nga autoritetet e Serbisë, reagon KMDLNj

Kosova News
Kosova News 15:06 -15/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas arrestimit të qytetarit Hazir Hazir, 77 vjeç nga autoritetet serbe në Merdar.

Sipas reagimit bëhet e ditur se sipas informatave të KMDLNj-së, i arrestuari Hazir Hazirin, ka kaluar shumë herë kufirin midis dy shteteve në pikëkalimin në Merdare dhe asnjëherë nuk është ndaluar apo është marrë në biseda informative nga autoritetet serbe.

“Kjo vetëm e dëshmon dyshimin e KMDLNj-së se arrestimi i shtetasve të Kosovës po ndodhë si reagim automatik dhe reciprok pas arrestimit të serbëve në Kosovë të dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në reagim.

Për më shumë lexoni reagimin e plotë të KMLDNJ-së:

Kohë më parë në Merdare është arrestuar Hazir Haziri , 77 vjeç me dyshime se ka kryer krime lufte gjatë luftës së viteve 1998- 99 në Podujevë. Fillimisht i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve e pastaj edhe masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Hazir Haziri në Llap e Podujevë është i njohur si ” Zogu ” dhe sipas informatave të KMDLNj – së, as që ka qenë ushtar i UÇK – së apo që mund të ndërlidhet me ndonjë veprim me luftën e fundit apo zhvillimet pas përfundimit të luftës në komunën e Podujevës. Gjithashtu , sipas informatave të KMDLNj – së, i arrestuari Hazir Hazirin, ” Zogu ” ka kaluar shumë herë kufirin midis dy shteteve në pikëkalimin në Merdare dhe asnjëherë nuk është ndaluar apo është marrë në biseda informative nga autoritetet serbe.

Kjo vetëm e dëshmon dyshimin e KMDLNj-së se arrestimi i shtetasve të Kosovës po ndodhë si reagim automatik dhe reciprok pas arrestimit të serbëve në Kosovë të dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. KMDLNj-ë është i shqetësuar thellë kundër këtyre arrestime që nuk po mbështetet në fakte konkrete, por po keqpërdoren për qëllime politike për faktin se disa raste, pas dy-tre muajve po lirohen, qoftë me ndërmjetësimin e avokatëve sekserë që marrin shuma të mëdha të parave qoftë për faktin se, përkundër përpjekjeve të montimit të proceseve përmes provave të sajuara, nuk po janë në gjendje që as me prova minimale të mbështesin dyshimet e pretenduara. Duke u mbështetur në informatat që i ka KMDLNj-ë dhe duke e njohur Hazir Hazirin, KMDLNJ-ë nuk ka asnjë dyshim se ai do të lirohet si i pafajshëm, në mungesë të plotë të provave.

Kjo ngritë domosdoshmërinë e krijimit të një kanali të bashkëpunimit midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë për këmbim të informatave në mënyrë që të sqarohen gjërat dhe të shmangen arrestimet pa u mbështetur në fakte e që po keqpërdoren për qëllime politike dhe nevoja ditore.

Ndonëse është siguruar një bazë ligjore për gjykima në mungesë, nga aspekti i të drejtave të njeriut, KMDLNj i vlerëson si të paqëndrueshme dhe po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës, këto gjykime do të ktheheshin nga e para.

KMDLNj – ë vlerëson , se në ping- pongun aktual midis Kosovës dhe Serbisë, ku mungon çdo bashkëpunim juridik, çdo shtetas i Kosovës, i moshës madhore gjatë luftës së fundit, mund të arrestohet gjatë udhëtimit nëpër Serbii , qoftë si masë reciprocitetit ndaj arrestimit të serbëve në Kosovë , qoftë për qëllime politike. Dhe kështu edhe do të vazhdojë!

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Kosova News 15/09/2025 15/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?