Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës ka nisur vitin e ri akademik 2025/2026 me një takim njoftues mes stafit akademik dhe gjeneratës së re të studentëve të nivelit Bachelor dhe Master.
Kryetari i Departamentit të Psikologjisë, prof. dr. Mytaher Haskuka, uroi studentët për një fillim të mbarë, duke theksuar përkushtimin e stafit për të ofruar mbështetje akademike dhe profesionale gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Në këtë takim u krijua një atmosferë e ngrohtë e mbushur me energji pozitive, ku studentët patën mundësinë të njihen më afër me drejtuesit dhe vizionin e departamentit për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Ky aktivitet shënon hapjen zyrtare të vitit akademik për Departamentin e Psikologjisë, i cili këtë vit pret një numër të konsiderueshëm studentësh të rinj.


