Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi u godit nga një veturë në Ferizaj.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku” sonte rreth orës 22:10.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli pohoi se viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur ndodhi aksidenti.


