KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qyteti fantazmë 85 miliardë dollarë që u “pushtua” nga krokodilët
Kuriozitete

Qyteti fantazmë 85 miliardë dollarë që u “pushtua” nga krokodilët

Kosova News
Kosova News 20:55 -10/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një dekadë më parë, projekti gjigant “Forest City” në Malajzi u prezantua si një nga gurët e çmuar të iniciativës kineze “One Belt, One Road”. Me investime që kapën shifrën marramendëse prej 85 miliardë eurosh, ai synonte të ndërtohej mbi katër ishuj artificialë për të strehuar mbi 700 mijë banorë. Sot, kjo ëndërr është shndërruar në një qytet fantazmë, me qiellgërvishtës, rrugë të zbrazëta dhe paralajmërime për krokodilë përgjatë bregut.

I ndodhur përballë ngushticës së Johorit, vetëm 15 kilometra nga Singapori, Forest City u konceptua si një qytet modern, ekologjik dhe luksoz, me fusha golfi, parqe ujore, qendra tregtare dhe hapësira biznesi. Sipërfaqja e tij do të ishte gati katër herë më e madhe se Monako. Por dhjetë vjet pas fillimit të punimeve, vetëm 15% e projektit është realizuar.

Për shkak të çmimeve stratosferike, ku një apartament kushton mbi 1.1 milionë dollarë, ndërsa në Johor Bahru mesatarja është vetëm 141 mijë dollarë, qyteti mbeti i paarritshëm për malajzianët e zakonshëm. Sot, vetëm pak banorë jetojnë në ndërtesat gjigante, shumica e apartamenteve janë të errëta dhe qendrat tregtare bosh. “Ky vend është i frikshëm, edhe ditën korridoret janë të errëta. Na vjen keq për ata që investuan këtu. Ne duam të largohemi sa më shpejt,” tha një banore për mediat, shkruan A2 CNN.

Shkaqet janë të shumta: kriza e tregut kinez të pasurive të paluajtshme, kufizimet e ish-kryeministrit malajzian Mahathir Mohamad për vizat e blerësve kinezë dhe kritikat ndaj një projekti që shihej si “qytet për të huajt”. Pandemia e COVID-19 e përkeqësoi edhe më tej situatën.

- Reklamë -

Sot, Forest City është simbol i iluzioneve të mëdha urbanistike që përplasen me realitetin: një qytet bosh me qiejgërvishtës të heshtur, plazhe të shkretuara dhe krokodilë që enden pranë brigjeve

Gjithashtu lexoni:

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

“Artemis II”, pasdite mbërrin në Hënë/ Misioni kalon në anën e errët të satelitit, ndërpritet komunikimi me Tokën

Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje

Kosova News 10/09/2025 10/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?