KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestime për eksportin e 8 tonë domate me pesticide drejt Kroacisë
Rajon

Arrestime për eksportin e 8 tonë domate me pesticide drejt Kroacisë

Kosova News
Kosova News 11:16 -10/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Beratit arrestoi pronarin e një subjekti të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve, pasi kishte eksportuar drejt Kroacisë 8 ton domate me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr” dhe me fatura fiktive blerjeje.

Policia arrestoi edhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policisë Berat bën të ditur se analizat treguan se domatet kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Sipas policisë, M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve, kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy inspektorët e AKU-së në Berat, R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe banuese në Berat.

Sipas policisë, dy inspektorët pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt, praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u sekuestruan dhe morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara në subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 10/09/2025 10/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?