Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu bashkë me drejtorin, Arsim Tahiri, kanë vizituar Zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues në Pejë, aty ku u pritën nga drejtoresha, Drita Hakaj.
Gjatë takimit u bë e ditur se u diskutua për sfidat dhe nevojat e Shërbimit Sprovues, me theks të veçantë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e kushteve të punës për stafin.
“UD ministri Sallahu u informua nga afër lidhur me rezultatet dhe sfidat të kësaj Qendre. Ai më tej theksoi se gratë në pozita udhëheqëse po dëshmojnë se menaxhimi efikas dhe qeverisja gjithëpërfshirëse ecin krah për krah duke sjellë rezultate shumë pozitive”.
MD-ja thotë se Sallahu, siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë për të adresuar sfidat dhe për të forcuar rolin e Shërbimit Sprovues në sistemin e drejtësisë.


