Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se objekti i Teatrit “Avdush Hasani” ka kaluar nëpër një fazë të plotë renovimi, pas një gjendjeje të rëndë infrastrukturore. Në objektin e mëparshëm mungonin zhveshtoret dhe tualetet, duke e bërë të vështirë punën për artistët.
Falë një investimi mbi 200 mijë euro, tani teatri ka fituar një aneks të ri me të gjitha hapësirat e nevojshme si zhveshtore dhe tualete, si dhe është bërë fasadimi i jashtëm dhe i brendshëm. Janë rinovuar gjithashtu zyrat e administratës dhe është rregulluar oborri i objektit.
Kryetari Bulliqi njoftoi se shumë shpejt teatri do të fillojë të ofrojë shfaqje në kushte shumë më të mira për publikun dhe artistët.


