KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Palestinezë të armatosur vrasin gjashtë persona në një stacion autobusësh në Jerusalem
Botë

Palestinezë të armatosur vrasin gjashtë persona në një stacion autobusësh në Jerusalem

Kosova News
Kosova News 13:24 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Dy persona të armatosur palestinezë kanë hapur zjarr në drejtim të një stacioni autobusësh në periferi të Jerusalemit të hënën (08.09.2025), duke vrarë gjashtë persona në atë që policia e përshkroi si “sulm terrorist”, një nga më vdekjeprurësit viteve të fundit në qytet, raporton Reuters.

Pamjet nga kamerat në vendin e ngjarjes kanë treguar njerëz që iknin përreth një autobusi të ndalur anësh një rruge, ndërsa po dëgjoheshin të shtëna. Një video tjetër tregoi xhamin e përparmë dhe dritaret e një autobusi të shpuara me vrima plumbash.

“Papritmas dëgjova të shtënat që filluan… Ndjeva sikur po vrapoja përjetësisht”, ka thënë për televizionin izraelit nga spitali Ester Lugasi, e cila u plagos në sulm. “Mendova se do të vdisja”.

Shërbimi i ambulancës ka identifikuar pesë viktimat si një burrë 50-vjeçar, një grua në të pesëdhjetat dhe tre burra në të tridhjetat. Raportohet se 11 persona të tjerë kanë pësuar lëndime, përfshirë gjashtë në gjendje të rëndë me plagë nga armë zjarri.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka deklaruar se një person i gjashtë ka vdekur dhe se personat e armatosur ishin palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli.

Grupi militant palestinez ‘”Hamas” ka bërë të ditur se dy “luftëtarë të rezistencës” palestineze kishin kryer sulmin, por nuk mori përgjegjësinë. “Xhihadi Islamik”, një tjetër grup militant palestinez, nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Duke folur në vendin e sulmit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se forcat izraelite po ndiqnin të dyshuarit që i ndihmuan ata.

Policia izraelite tha se dy sulmues mbërritën me makinë dhe hapën zjarr në një stacion autobusi në kryqëzimin Ramot. Disa armë, municione dhe një thikë e përdorur nga sulmuesit u gjetën në vendngjarje, ka njoftuar policia.

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vendosur ushtarë në zonë të cilët po ndihmonin policinë në kërkimin e të dyshuarve. Ushtarët gjithashtu po vepronin në zonat e Ramallahut në Bregun Perëndimor për të kryer marrje në pyetje dhe për të “penguar terrorizmin”, tha ajo/ kallxo.com

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?