KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Mburoja e Republikës, Kurti: Themel i sigurisë, Basha: Simbol i shtetit – shënohet 26 vjetori i Policisë
Politikë

Osmani: Mburoja e Republikës, Kurti: Themel i sigurisë, Basha: Simbol i shtetit – shënohet 26 vjetori i Policisë

Alban Begolli
Alban Begolli 23:47 -06/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka shënuar sot 26-vjetorin e themelimit, një nga institucionet më të besueshme dhe më të respektuara në vend. Në ceremoninë solemne morën pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Presidentja Vjosa Osmani e quajti Policinë “mburojë të Republikës” dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe guximin e pjesëtarëve të saj. “Përulemi me nderim para policëve që ranë në krye të detyrës dhe shprehim mirënjohje për çdo polic e police që çdo ditë i mbajnë të forta themelet e shtetit tonë”, u shpreh ajo, përcjell KosovaNews.

Policia e Kosovës, 26 vjet qëndresë, besnikëri dhe guxim! Nga ditët e para të themelimit e deri sot, Policia jonë ka…

Posted by Vjosa Osmani on Saturday, September 6, 2025

Ndërkaq, kryeministri në detyrë Albin Kurti, në fjalën e tij, theksoi se Policia e Kosovës është themeli i sigurisë së Republikës dhe se institucionet do të qëndrojnë gjithmonë pranë saj. Ai përkujtoi me nderim heronjtë Afrim Bunjaku e Enver Zymeri dhe të gjithë policët që ranë në krye të detyrës. Kurti foli edhe për përpjekjet e policisë gjatë vitit, duke theksuar aksionet në veri, çmontimin e strukturave ilegale dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.

“Ky përvjetor nuk është thjesht një shënim i një date, por dëshmi e rrugës sonë të përbashkët si shtet dhe si shoqëri. Policia ka treguar se është institucion i të gjithëve, duke përfshirë gra, burra dhe pjesëtarë nga komunitete të ndryshme”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova renditet ndër vendet më të sigurta në botë sipas vlerësimeve ndërkombëtare.

- Reklamë -

Mbi shumë sfida e duke shënuar plot arritje, Policia jonë me besnikërinë e saj ndaj qytetarëve dhe Republikës ka treguar…

Posted by Albin Kurti on Saturday, September 6, 2025

Edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, theksoi se Policia e Kosovës është bërë simbol i shtetit të pavarur, duke garantuar sigurinë dhe luftuar me vendosmëri krimin e organizuar, si në jug ashtu edhe në veri të vendit. Ai nënvizoi mirënjohjen e Kuvendit për guximin dhe sakrificën e policëve, duke kujtuar me nderim ata që dhanë jetën për mbrojtjen e integritetit të vendit.

Sonte bashkë me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, dhe Ministrin Sveçla ishim mysafirë të drejtorit Gazmend Hoxha,…

Posted by Dimal Basha on Saturday, September 6, 2025

Në mesazhet e tyre, krerët e shtetit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës, si në përmirësimin e kushteve të punës, ashtu edhe në sigurimin e pajisjeve moderne, për të garantuar rend, ligj dhe siguri për të gjithë qytetarët./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Alban Begolli 07/09/2025 06/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?