KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Nëse Kina sulmon Tajvanin do të ishte fillimi i Luftës III Botërore”
Botë

“Nëse Kina sulmon Tajvanin do të ishte fillimi i Luftës III Botërore”

Kosova News
Kosova News 19:21 -06/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëse Kina sulmon Tajvanin, atëherë me shumë mundësi do të niste Lufta III Botërore. Kështu u shpreh në një intervistë në Ditarin e Fundjavës në A2 CNN, me Indrit Marakun, gazetari dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Elton Metaj.

“Kinezët vazhdojnë të ushqejnë politikën e zgjerimit të influencës dhe besoj që targeti i tyre i afërt do të jetë pushtimi i Tajvanit, që është një objektiv historik i tyre. Besoj që është çështje kohe, jo do ta bëjnë ose jo, pasi politika kineze ka bazuar gjithçka te politika e një shteti, duke mos njohur Tajvanin”, tha Metaj,

“Megjithatë është një vendim jo i lehtë, sepse Tajvani është një ishull i marrë nën patronazhin amerikan, me investime të mëdha amerikane dhe do të jetë pikërisht ajo pika ku do të mund të provokohet një “duel” mes dy fuqive të mëdha. Në rast se do të jetë një sulm kinez ndaj Tajvanit do të jetë ai starti në një farë mënyrë i një lufte të tretë botërore, nëse do të ndodhë. Kinezët aty do të fokusohen, sigurisht duke tentuar në ndërkohë të bëjnë sa më shumë aleatë”.

Sipas tij, Kanë shpenzuar shuma të mëdha në fuqizimin dhe modernizimin e ushtrisë. Megjithatë, mbetet ende mbrapa Shteteve të Bashkuara. “Edhe buxhetet janë të pakrahasueshme. Gjithashtu Kina mbetet një fuqi rajonale, pasi nuk ka asnjë bazë jashtë rajonit të saj, në ndryshim nga SHBA që ka baza ushtarake në të gjithë globin”.

Ishulli i Tajvanit qeveriset në mënyrë të pavarur që nga viti 1949, kur nacionalistët u tërhoqën atje pas fitores së komunistëve në Kinë. Por Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe këmbëngul në “parimin e një Kine të vetme”. Tajvani e sheh veten si shtet me institucione demokratike dhe ekonomi të fuqishme, megjithatë shumica e vendeve nuk e njohin zyrtarisht Tajvanin, për shkak të presionit diplomatik të Pekinit. Edhe Shtetet e Bashkuara nuk e njohin formalisht Tajvanin, por i ofrojnë armë dhe mbështetje sigurie.

Kina përdor kërcënime ushtarake dhe manovra pranë ishullit për të frenuar aspiratat e pavarësisë tajvaneze, por pavarësisht presioneve, tregtia midis dy vendeve mbetet në nivele të larta. Tajvani është prodhues kryesor global i gjysmëpërçuesve, gjë që e bën strategjikisht të rëndësishëm. Shumë tajvanezë mbështesin ruajtjen e status quo-së, pa shpallur hapur pavarësinë./A2 Cnn

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 06/09/2025 06/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?