Rumania U21 ka dominuar me më shumë goditje dhe posedim të topit, por Kosova U21 ka treguar disiplinë në mbrojtje dhe ka arritur të marrë një pikë të vlefshme jashtë fushe.
Në fund Kosova U21 ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë U21 në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadionul Emil Alexandrescu” në Iași të Rumanisë nuk ka pasur gola as në pjesën e parë, as në të dytën, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy skuadrat.
Pas xhirojs së parë, Finlanda U21 kryeson Grupin A me tri pikë falë fitores 7-0 ndaj San Marinos, ndërsa Rumania dhe Kosova renditen në vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë.


