KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trumpi kërkon nga liderët evropianë të ndalojnë blerjen e naftës ruse
Botë

Trumpi kërkon nga liderët evropianë të ndalojnë blerjen e naftës ruse

KosovaNewss
KosovaNewss 23:08 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë udhëheqësve evropianë të enjtën se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, e cila sipas tij po ndihmon Moskën të financojë luftën e saj kundër Ukrainës, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton Reuters.

Trump iu bashkua një thirrjeje të vendeve të “Koalicioni i Vullnetarëve”, të udhëhequra nga presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët po takoheshin për garancitë e sigurisë për Kievin në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Presidenti Macron dhe udhëheqësit evropianë e thirrën Presidentin Trump në takimin e tyre të “Koalicionit të Gatshëm”. Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën – pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro në shitje karburanti nga BE në një vit”, ka thënë zyrtari.

Trump gjithashtu ka kërkuar se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë.

Komisioni Evropian ka propozuar legjislacion për të ndërprerë gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE deri më 1 janar 2028, ndërsa Brukseli kërkon të ndërpresë marrëdhëniet e tij të energjisë me Rusinë, të cilat kanë ekzistuar prej dekadash, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Zyrtari tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin ndër udhëheqësit në telefonatë.

“Presidenti Trump vuri në dyshim seriozitetin e tyre, ndërsa ato vazhdojnë të nxisin ekonominë dhe luftën e Rusisë. Presidenti e bëri të qartë se kjo nuk është lufta e tij dhe se edhe evropianët duhet të ndërmarrin hapa të tjerë”, ka thënë zyrtari.

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?