Eksperti i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka thënë se teposhtëza e nxënësve nis kur përgjegjësia e mësimdhënësve ndahet, në klasën e pestë.
“Një teposhtëze merret në arsimin e mesëm të ulët nga klasa VI deri në IX, në ciklin e ulët I-V padyshim vihet me në pah përkushtimi i një mësimdhënësi, ndoshta edhe pse si përgjegjësi e ka një individ me një grup të prindërve, një individ me një grup të nxënësve do të thotë e ka në vullnet të mirë gjithherë, në mëshirë të një mësimdhënësi ose mësimdhënëseje që është e përkushtuar nga klasa parë në të pestën, e jep në maksimum të kapaciteteve përkushtimin, kompetencën dhe një mësimdhënie cilësore”, ka deklaruar Qehaja në emisionin “Konfron” në KTV.
Sipas tij kjo përkeqësohet edhe më tej në shkollën e mesme.
“Teposhtëza merret kur fillon të shpërndahet përgjegjësia, kur nuk dihet kush është përgjegjës, kjo fillon nga klasa e gjatë në të nëntën, për t’u përkeqësuar tutje në shkollën e mesme”, është shprehur Qehaja./koha.net


