KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasi bëri tri transferime ‘bomb’ sot dhe dje, Fenerbahce po kërkon Ademola Lookman
Sport

Pasi bëri tri transferime ‘bomb’ sot dhe dje, Fenerbahce po kërkon Ademola Lookman

Kosova News
Kosova News 17:39 -02/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Fenerbahce po kalon një periudhë tejet të ngarkuar dhe ambicioze në afatin kalimtar, duke treguar qartë synimet e saj për ta rivalizuar fuqishëm Galatasarayn në garën për titullin e kampionit, trofe që mungon tash e dhjetë vite. Klubi nga Stambolli në dy ditët e fundit ka zyrtarizuar tri goditje të mëdha, duke sjellë në skuadër emra të njohur nga futbolli evropian.

Më herët Fenerbahce ka ofuar emra si Jhon Durant (Al Nassr), Edson Alvarez (West Ham), Nelson Semedo (Wolves), Archie Brown (KKA Gent) dhe Nene (RB Lepzig)

Fillimisht, u arrit marrëveshja me gjigantin francez Paris Saint-Germain për transferimin e përhershëm të mesfushorit spanjoll Marco Asensio.

29-vjeçari, i cili ka përvojë të madhe në futbollin elitar, nënshkroi një kontratë 3+1-vjeçare që e lidh atë me ngjyrat verdhë e blu.

Më pas, klubi konfirmoi edhe transferimin e anësorit të Kombëtares së Turqisë, Kerem Aktürkoğlu, i cili erdhi nga Benfica.

26-vjeçari ka firmosur për katër vite me klubin turk, duke shtuar forcë dhe kreativitet në krahët e sulmit.

Goditja e tretë e madhe ishte marrëveshja me kampionët e Anglisë, Manchester Cityn, për portierin brazilian Ederson Santana de Moraes.

Me përvojën e tij të madhe, gardiani i besueshëm ka nënshkruar një kontratë 3+1-vjeçare dhe pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Por Fenerbahce nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Raportet nga Italia dhe Turqia tregojnë se klubi ka shfaqur interes serioz për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman.

Nigeriani mbetet ende pjesë e klubit italian, pavarësisht një kërkese për transferim dhe refuzimit të një oferte prej 45 milionë euro nga Interi më herët gjatë verës.

Fenerbahce i ka ofruar lojtarit një kontratë katërvjeçare me rreth 6 milionë euro në sezon, ndërsa bisedimet janë ende në proces dhe nuk ka marrëveshje përfundimtare me lojtarin apo Atalantan.

Përveç përforcimeve në fushë, klubi është në kërkim edhe të trajnerit të ri. Pas largimit të Jose Mourinhos, bordi po shqyrton disa emra të njohur nga futbolli turk.

Në listë janë trajnerë si Abdullah Avci, Volkan Demirel, Sergen Yalçın dhe Ismail Kartal, me prirje të qartë që Fenerbahce të drejtohet nga një trajner vendas në sezonin e ri.

Në këtë mënyrë, Fenerbahce po tregon qartë se po ndërton një skuadër të frikshme, ku përveç yjeve të sapoafruar, Ademola Lookman shihet si pjesa e fundit e një mozaiku që mund ta kthejë klubin në një pretendent serioz për lavdi brenda dhe jashtë Turqisë

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 02/09/2025 02/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?