Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake (VSOA), Gjeneral Major Ivan Turkalj, pas arrestimit të një piloti kroat dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica, nën dyshimin për spiunazh në shërbim të Listës Serbe në Kosovë, që ka lidhje të ngushta me qeverinë e Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, transmeton KosovaNews.
Lexo po ashtu:
“Prita drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake, Gjeneral Major Ivan Turkalj, në lidhje me hetimin që po zhvillohet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe një personi tjetër, nën dyshimin për kryerjen e krimit të spiunazhit”, shkroi kryeministri kroat në rrjetet sociale.
Lexo po ashtu:
Ai theksoi se VSOA, Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe institucionet e tjera kompetente po kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme “për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare”./KosovaNews/
Lexo po ashtu:


