KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe në Kosovë
Siguri

ShBA-ja planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:04 -31/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore, duke shpallur një kontratë pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari. Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon të sigurojë infrastrukturë të avancuar për trupat amerikane dhe në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm në përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të forcuar praninë e saj ushtarake dhe infrastrukturore në këtë pjesë të kontinentin është edhe shpallja e një kontrate të re të Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane për mbështetje në Evropën, që përfshinë Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë.

Sipas një njoftimi zyrtar planifikohet një marrëveshje pesëvjeçare, e cila përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në bazat ku operojnë trupat amerikane. Përmes kësaj po synohet, mbështetja e pranisë së forcave amerikane dhe aktiviteteve të tjera të agjencive të SHBA-ve në rajon, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Një vendim i tillë nga Ministria e Mbrojtjes shihet si kontribut për sigurinë në gjithë rajonin.

“Mirëpresim çdo investim apo shtim të forcave amerikane në Kosovë, pasi siç e kemi cekur edhe më parë SHBA është partneri ynë strategjik, dhe madje jo vetëm investimi në infrastrukture ushtarake në Evropën Juglindore por dhe vendosja e një bazë të përhershme në Kosovë do të kontribuonte në sigurinë jo vetëm të Kosovës por dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Liridona Gashi, Zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, thotë se ky është rikonfirmim i angazhimit të fortë ushtarak të SHBA-së në Kosovë dhe rajon.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm në kontekstin e e atyre frikës dhe panikës të mëhershëm për  tërheqjen eventuale të trupave amerikane dhe zhvendosjes së vëmendjes amerikane nga Kosova. SHBA edhe sot e rikonfirmojnë që përqendrimi i trupave amerikane është i madh për arsye gjeostrategjike dhe për arsye të vazhdueshme të kërcënimit që paraqet Rusia për këtë pjesë të Evropës”, tha Fetoshi.

Ish ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pranin e vazhdueshme të SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës e lidhin me parandalimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

“Pozita gjeografike është interes gjeostrategjik i SHBA-ve dhe NATO. moslejimi i ndikimit rus është jashtëzakonisht jetik edhe për SHBA edhe për Brukselin dhe në këtë drejtim ne jemi me fat që jemi këtë pozitë dhe në këtë vij me interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike te Amerikës, për atë arsye jemi edhe prioritet në avancimin e forcave te armatosura në avancim e Kosovës në përgjithësi”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së

Fetoshi e Kastrati theksuan se angazhimi i SHBA-së në rajon shihet si thelbësor për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme në Ballkan.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

KosovaNewss 31/08/2025 31/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?