KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga zgjedhja e Avdullahut te pritjet nga Kosova e Drita, Gjonbalaj analizon zhvillimet në futbollin e Kosovës
Sport

Nga zgjedhja e Avdullahut te pritjet nga Kosova e Drita, Gjonbalaj analizon zhvillimet në futbollin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 12:34 -31/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori dhe analisti i futbollit, Malsor Gjonbalaj, ka folur gjerësisht për zhvillimet më të fundit në futbollin kosovar.

Në një intervistë për KosovaPress, ai ka komentuar vendimin e Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën para Zvicrës, pritjet për ndeshjet e ardhshme të “Dardanëve” në kualifikimet për Botërorin 2026 dhe suksesin historik të Dritës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Duke folur për Avdullahun, Gjonbalaj theksoi se mesfushori me vendimin e tij tregoi burrëri dhe karakter të fortë pasi nuk është e lehtë të refuzohet Zvicra për Kosovën.

“Sigurisht është një punë e përbashkët dhe duhet përgëzuar të gjithë ata të cilët kanë negociuar dhe kanë arritur ta sjellin Leonin tek ekipi ynë. Por, absolutisht unë jam kategorik, kam qenë gjithmonë e mbaj këtë qëndrojmë dhe nuk mendoj që do më thyejë dikush qëndrimin për sa i përket kësaj që them tani – secili futbollist shqiptar mendoj që e ka një obligim t’i thotë po Kosovës ose Shqipërisë. Unë mendoj që do të duhej ata gjithsesi në radhë të parë t’i zgjedhin ekipet tona dhe unë mendoj që Leoni ka treguar një burrëri të vërtetë në radhë të parë dhe një karakter të lartë që dëshmon edhe edukimin sigurisht të tij edhe familjar dhe mendoj që ka bërë një zgjedhje të duhur”, deklaroi Gjonbalaj.

Duke folur për pritjet ndaj Kombëtares së Kosovës, e cila në shtator ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Zvicrës dhe Suedisë, Gjonbalaj theksoi rëndësinë e përzgjedhjes së duhur të futbollistëve nga përzgjedhësi Franco Foda për të kërkuar rezultate pozitive në këto dy ndeshje.

“Kosova është një ekip rreth së cilës ne gjithë mblidhemi edhe pa dyshim pritjet gjithmonë janë të mëdha. Është duke bërë një punë shumë serioze, me sa jam duke e përcjellë, është duke bërë edhe një evidentim i futbollistëve të ri, të cilët mund të ofrohen te ekipi jonë, futbollistët tonë, të cilët luajnë në skuadra të mëdha, janë në një formë të mirë. Tani po afrohen këto ndeshje, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe sigurisht që përzgjedhësi i Kosovës duhet të jetë i prirë që të ketë në njëmbëdhjetëshin e parë futbollistë aktivë në klubet e tyre që janë në formën më të mirë dhe të cilët mund të japin maksimumin në lojë”, tha Gjonbalaj.

Gjonbalaj tutje ndalet edhe te grupi kualifikues i Kosovës, duke e cilësuar si shumë të fortë, por duke theksuar se “Dardanët” nuk janë aspak inferiorë ndaj rivalëve.

Në lidhje me sfidën e parë kundër Zvicrës më 5 shtator, Gjonbalaj tha se Kosova e njeh mirë lojën e helvetikëve dhe duhet të synojë të paktën një pikë.

Gjonbalaj foli edhe për suksesin historik të Dritës në Ligën e Konferencës, duke e cilësuar arritje jo vetëm për klubin gjilanas, por për tërë futbollin kosovar.

Në fazën grupore të Ligës së Konferencës, Drita do të ballafaqohet me skuadra të fuqishme si Az Alkmaar, Rayo Vallecano, Omonoia, Kuopio, Shkëndija dhe Shelbourne, dhe Gjonbalaj u shpreh optimist se kampioni i Kosovës mund të jetë befasia pozitive e këtij grupi.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 31/08/2025 31/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?