KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet
Rajon

Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet

Kosova News
Kosova News 14:46 -30/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Stuhi ere të fortë dhe reshje të dendura shiu përfshinë mesditën e sotme disa nga qytete kryesore në Shqipëri.

Si pasojë e reshjeve dhe erës së fortë në disa zona të Tiranës, janë shkaktuar dëme. Në foto të publikuara në medie, duket se janë rrëzuar pemët në anë të rrugës të cilat kanë rënë mbi një automjet.

Policia e Tiranës njoftoi se punonjësit e policisë së kryeqytetit dhe të komisariateve në varësi janë prezentë kudo në terren për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve për shkak të motit të keq që po përfshin qytetin.

Policia gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve që “të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të raportojnë çdo situatë të rrezikshme në numrin 112”.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithëve”, apeloi policia.

Edhe qytetit i Durrësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Në Lezhë reshjet e dendura dhe me intensitet të lartë të shiut përmbytën disa nga rrugët kryesore të qytetit. Sipas medieve janë përmbytur zona kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Si pasojë e motit të keq ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

Gjithashtu edhe në Vlorë erërat e forta kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet në medie tregojnë rrugë të mbushura me pluhur, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.

Edhe qyteti i Fierit u përfshi nga reshje të dendura shiu mesditën e sotme, ku për shkak të stuhisë u krijua vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 30/08/2025 30/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?