KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i spiunazhit, Prokuroria Speciale: I kemi kërkuar provat nga Kroacia
Siguri

Rasti i spiunazhit, Prokuroria Speciale: I kemi kërkuar provat nga Kroacia

KosovaNewss
KosovaNewss 21:16 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë për RTK se u ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve të Kroacisë për sigurimin e provave në lidhje me arrestimin e shtetases serbe të Republikës së Kosovës, ndaj të cilës dhe partnerit të saj, Prokuroria e Qarkut në Split ka hapur hetim për spiunazh.

Prokuroria njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme në përputhje me marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

“Lidhur me arrestimin e një shtetaseje të Republikës së Kosovës në Kroaci, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është në kontakt me autoritetet përkatëse. Tashmë Prokuroria u ka dërguar kërkesë zyrtare për sigurimin e provave autoriteteve të Kroacisë, në përputhje me marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria Speciale do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në lidhje me këtë çështje”, kanë thënë ekskluzivisht për RTK-në nga Prokuroria Speciale.

Pas arrestimit të Ana Murganiq, nga Mitrovica e Veriut, dhe të dashurit të saj, pilot në Ushtrinë Kroate dhe pjesëtar i KFOR-it në Kosovë, organet e drejtësisë së shtetit kroat kanë vendosur për 30 ditë paraburgim. Ata u arrestuan nën dyshimin se kanë transmetuar informacione te Lista Serbe për zhvillimet në veri të Kosovës.

- Reklamë -

Megjithatë, sipas mediave kroate, skandali është edhe më i madh. Përveç mesazheve të zbuluara me të dhëna konfidenciale për KFOR-in, janë përfshirë edhe informacione të tjera sekrete. Gazeta Večernji list raportoi se Murganiq kishte qenë pjesë e EULEX-it dhe UNMIK-ut, dhe dyshohet se ishte infiltruar nga shërbimet sekrete serbe për të ndikuar në gjykimet kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Fillimisht prokuroria kroate ka deklaruar se kërkoi masën e paraburgimit për shtetasin kroat për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale, ndërsa për shtetasen serbe për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit dhe përsëritjes së mundshme të veprës.

Gjykata e Qarkut të Splitit nuk ka dhënë më shumë detaje përveç se hetimi është sekret.

“Sipas ligjit dhe vetë natyrës së procedurave, hetimi është sekret, por sa i përket nivelit të sekretit, sinqerisht nuk e di. Dënimi për spiunazh, konkretisht për atë për të cilën akuzohet shtetasi kroat, është midis një dhe dhjetë vjet burg, ndërsa për akuzat e tjera është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, ka thënë Neven Cambj, zëdhënës i Gjykatës së Qarkut të Splitit.

Avokatja mbrojtëse e të dyshuarës për spiunazh, Doris Koshta, ka deklaruar se të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë paraqitur tashmë një ankesë.

“Ata e mbrojtën veten në mënyrë aktive. Çdo i pandehur mohon kryerjen e krimit. Unë kam apeluar tashmë”, ka thënë Doris Koshta, avokate mbrojtëse e të dyshuarit për spiunazh.

Ndërkohë, Zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë lëshoi një deklaratë të enjten duke vënë në pah se Presidenti Zoran Milanoviq ishte informuar për ngjarjet ndërsa ato zhvilloheshin dhe kishte mbështetur fuqimisht punën e institucioneve që zbuluan krimet e mundshme.

“Presidenti i Republikës u informua në kohën e duhur për aktivitetet e institucioneve kompetente të ndërmarra në këtë rast dhe pret një hetim efikas që do të përcaktojë të gjitha faktet përkatëse. Çdo anëtar i Forcave të Armatosura duhet ta kryejë detyrën e tij ushtarake me ndershmëri dhe ligjshmëri, dhe nëse zbulohet ndonjë shkelje e ligjit dhe betimit të betuar, ajo duhet të ndëshkohet në mënyrë të përshtatshme.”

Sipas gazetës kroate Večernji list, dyshja ishte arrestuar më herët, por ishte liruar; tani janë arrestuar sërish pasi dolën mesazhe të reja komprometuese. Murganiq ia përcillte informatat udhëheqësve të Listës Serbe, parti e cila ka lidhje të ngushta me Qeverinë e Serbisë.

Nga hetimi i telefonit celular rezultoi se një pjesë e këtyre të dhënave i ishte dërguar edhe një gazetari të një agjencie ndërkombëtare lajmesh. Përmes WhatsApp-it, ata shkëmbenin të dhëna konfidenciale për lëvizjet dhe planet e KFOR-it në veri të Kosovës, informacione për të cilat autoritetet serbe ishin veçanërisht të interesuara, raportojnë mediat. Sipas gazetës, piloti kroat kishte njoftuar të dashurën edhe për zhvillimet lidhur me rastin e Dejan Pantiq, i arrestuar më herët nga institucionet e Kosovës.

Nga EULEX-i i kanë thënë RTK-së përmes një përgjigjeje me shkrim se aktualisht, Misioni EULEX nuk është në pozitë të komentojë mbi rastin. Prokuroria e Kosovës nuk është përgjigjur gjatë ditës se a do të bashkëpunojë me autoritetet kroate apo do të ndjekë ndonjë pistë hetimi edhe në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

KosovaNewss 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?