KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad
Siguri

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

Kosova News
Kosova News 13:17 -21/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I akuzuari Alban Bibaj është deklaruar i pafajshëm të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën fillestare në rastin ku po akuzohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fikrije Fejzullahu, i akuzuari Bibaj tha se ndihet i pafajshëm për veprën për të cilën po akuzohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Kushtrim Shyti njoftoi palët se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Gjithashtu, në këtë seancë mbrojtësi i të akuzuarit Bibaj, avokati Blerim Bajrami i propozoi Gjykatës që të akuzuarit t’i ndërpritet masa e paraburgimit ose t’i caktohet ndonjë masë tjetër alternative.

- Reklamë -

Lidhur me këtë propozim, prokurorja e rastit Fikrije Fejzullahu tha se mbetet pranë vendimit të Gjykatës për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Më pas, gjykatësi Shyti refuzoi propozimin e avokatit Bajrami, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit sipas aktvendimit të Gjykatës, të datës 18 gusht 2025.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të ngritur më 13 gusht 2025, Alban Bibaj akuzohet se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare. Aty thuhet se prej vitit 2019 e deri më 22 maj 2025 përmes rrjetit social Facebook, në profilin e tij me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftën për xhihad, si dhe postime tjera ku shpërfaq thirrje të fuqishme të ekstremizmit fetar dhe publikisht përkrah veprimet të cilat janë bërë nga shteti islamik “ISIS” si dhe duke bërë thirrje për të kundërshtuar sistemin demokratik, simbolet shtetërore si dhe Ligjet që votohen apo burojnë nga Parlamenti apo Qeveria e vendit dhe se duhet të pranohen vetëm ligjet e “Sheriatit”.

Aktakuza thotë se ai ka publikuar fotografi të ISIS-it, flamuj tjerë kombëtarë të kryqëzuar, materiale propagandistike, video me persona të ndryshëm të radikalizuar, nga të cilat postime potencialisht mund të prish rendin publik.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, par.1 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Kosova News 21/08/2025 21/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?