Komuna e Kamenicës ka bërë apel publik për ndihmë financiare në mbështetje të drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Greta Kryeziu, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht ajo po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ndërsa mjekët kanë konstatuar se jeta e saj është në rrezik dhe se ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë. Ky trajtim mund të realizohet vetëm jashtë vendit dhe ka një kosto shumë të lartë, rreth 100 mijë euro.
Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen dhe institucionin, Komuna e Kamenicës u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive për t’i mundësuar Gretës trajtimin e menjëhershëm mjekësor.
Të dhënat për donacion janë si vijon:
Beneficiary name: Fahrije Kryeziu
Account No.: XK051702003012234187
Bank name: NLB Banka sh.a.
Bank address: Ukshin Hoti nr. 124, Prishtinë, Kosovë
Swift Code: NLPRXKPR
Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë


