Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, në lagjen Hajvali të Prishtinës është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një person është gjetur i vdekur brenda një veture me targa britanike.
Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili dyshohet se u vra pas një konflikti në trafik që degjeneroi në përdorim armësh. Ai kishte plagë nga arma e zjarrit dhe mbërriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili është identifikuar nga Policia e Kosovës, por ende ndodhet në arrati. Sipas informacioneve, ngjarja nisi pas një debati verbal mes viktimës dhe të dyshuarit, që më pas eskaloi deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia dhe Prokuroria po zhvillojnë hetime intensive, ndërsa kërkimet për kapjen e të dyshuarit vazhdojnë.


