Ka ndërruar jetë Lendita Xhemajli-Fejzullahu, ish- ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton KosovaNews.
Lajmin opër vdekjen e saj e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili tha se humbjet e njerëzve të tillë janë të rënda, por krenaria që kemi për ta nga e kaluara, e lehtëson sado pak dhimbjen.
Postimi i ministrit Mehaj:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Lendita Xhemajli Fejzullahu, ish ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndajmë dhimbjen me familjarët, rrethin dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse Lendita duke bartur uniformën e UÇK-së dhe pastaj FSK-së, ka qenë në shërbim të lirisë, atdheut dhe popullit tonë. Prandaj për të ndjen dhimbje secili.
Humbjet e njerëzve të tillë janë të rënda, por krenaria që kemi për ta, na e lehtëson sado pak dhimbjen.
Ngushëllime!



