Mbrëmë, më 10 gusht 2025, rreth orës 21:20, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një person me lëndime të rënda është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Sipas mjekëve, viktima, Hekuran Shala, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje kritike. Ai u dërgua për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Patrullat policore u nisën menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar, por ndodhet ende në arrati. Forcat policore janë në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po zhvillohen procedurat ligjore të mëtejshme.


