KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues
Politikë

VV-ja: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues

KosovaNewss
KosovaNewss 18:15 -08/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit.

Sipas LVV-së, Kushtetuesja e shkeli Kushtetutën e vendit, me vendimin për të mbajtur votim të hapur dhe për të propozuar jo më shumë se tri herë të njëjtin kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues. Ai është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve” thuhet mes të tjerash në reagim.

Ky është reagimi i plotë:

Gjykata kushtetuese shkeli Kushtetutën

Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues. Ai është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve.

Gjykata Kushtetuese është një organ i pavarur që ka për detyrë të interpretojë dhe kontrollojë përputhshmërinë e ligjeve apo akteve të tjera me Kushtetutën, brenda juridiksionit të vet.

Njoftimi nuk ka qartësuar asgjë tjetër veçse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike apo të imponojë rregulla që nuk kanë bazë në Kushtetutë.

Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues.

Kushtetutën e miraton dhe e ndërron Kuvendi. Marrja e kësaj kompetencë duke uzurpuar rolin kushtetues të Kuvendit është goditje e sistemit demokratik që ka burimin te sovrani. Nuk ka forma të tjera të njohura të shkrimit e rishkrimit, miratimit e ndryshimit të Kushtetutës. Ato i bën ose Kuvendi ose Referendumi popullor. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë subjekte as të njërës, as të tjetrës. Kur një organ që duhet të jetë gardian i Kushtetutës fillon të prodhojë norma të reja ose të plotësojë norma që nuk janë paraparë as në Kushtetutë, as nga legjislativi, atëherë transformohet në një organ jashtëkushtetues.

Ku, saktësisht, shkruhet në Kushtetutë, në Rregulloren e Kuvendit, në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO119/14 apo në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, apo në jurisprudencën ndërkombëtare se grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë të njëjtin kandidat vetëm tri herë? Nga buron kjo normë? Pse jo dy herë, katër herë, dhjetë herë? Ku është lidhja kushtetuese apo doktrinare me numrin tre?

Njoftimi i Gjykatës paralajmëron se Aktgjykimi që pritet të dalë do ta cënojë rëndë ndarjen e pushteteve. Rast i paprecedentë dhe ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit. Gjykata nuk mund të uzurpojë funksionin e hartimit apo amandamentimit të Rregullores së Kuvendit, sepse kjo përbën shkelje të Kushtetutës, përkatësisht parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve, i cili është një ndër shtyllat e demokracisë parlamentare.

Rregullat e reja të paralajmëruara nga Gjykata Kushtetuese nëse nuk janë në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të jenë në asnjë Aktgjykim.

Vendimi pasqyron motive partiake. Sa herë që Lëvizja VETËVENDOSJE! duhet të veprojë sipas rregullave që më herët janë vendosur nga vet Gjykata si jurisprudencë në raste analoge, sikur Aktgjykimi i vitit 2014, ato rregulla po i ndryshon vet Gjykata.

Përmasa partiake e vendimit dallohet edhe nga fokusi krejtësisht i panevojshëm tek Kryesuesi i seancës konstituive z. Avni Dehari. Të njëjtin efekt juridik do të kishte lidhur me rendin e ditës pa e subjektivizuar me figurën e Kryesuesit e seancës. Sepse, tek e fundit, Kryesuesi i seancës konstituive nuk është subjekt kushtetues, vetëm Kuvendi është. Kryesuesi i seancës konstituive është vetëm subjekt i Rregullores së Kuvendit. Duke e spikatur vetëm Kryesuesin e seancës pa asnjë justifikim juridik, zbulohet qartazi që qëllimi ishte etiketimi politik i figurës së tij sipas fjalorit të partive opozitare.

Nëse Kryesuesi i seancës konstituive paska vepruar gabimisht kur u ka kërkuar deputetëve të votojnë për, kundër apo abstenim për sa i përket komisionit për votim të fshehtë, është e pakuptueshme pse Gjykata nuk e ka konstatuar këtë shkelje në Aktgjykimin KO 124/25, të shpallur më 26 qershor i cili është nxjerrë pasi Kryesuesi i seancës kishte filluar tashmë thirrjen për votim të komisionit prej 1 majit 2025.

Gjykata duket qartë se ka zgjedhur të mbajë anë duke prekur në mënyrë serioze parimet demokratike dhe sfiduar vullnetin popullor.

Ky është një paralajmërim serioz për rrezikun e një pushteti juridik të pakontrolluar, që në vend të kontrollit të pushteteve të tjera, vetë bëhet burim i kapjes institucionale.

Gjithashtu lexoni:

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

KosovaNewss 08/08/2025 08/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?