KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari Lila për ngërçin: Na takon një pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit
Politikë

Kusari Lila për ngërçin: Na takon një pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit

Kosova News
Kosova News 10:58 -07/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvensdosje Mimoza Kusari-Lila e pyetur nga Ekonomia Onlinen se a ndjen si subjekt i parë në zgjedhjet e 9 shkurtit Vetëvendosje një pjesë të përgjegjësisë apo po mjaftohen me fajësimin e partive të tjera, tha se beson se u takon një pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit.

Por në këtë intervistë vlerëson se edhe po të kishin bërë përpjekje të tjera për të dalë nga ky ngërç bllokimi ose pozicionimi që ishte i partive të deritashme opozitare tregonte se nuk do të lëviznin ose nuk do të reflektonin në sjelljen e tyre.

“Po, është e vërtetë, është një periudhë kohore në të cilën organi më i lartë i vendit, legjislativi, Kuvendi i Republikës është jofunksional dhe në konstituimin e këtij kuvendi përgjegjësinë e ndajmë bashkërisht. Unë jam një nga 48 deputetët e grupit të tri partive, të cilat kanë marrë shumicën në Kuvendin e Republikës dhe jam e bindur se edhe po të kishim bërë përpjekje të tjera për të dalë nga ky ngërç, bllokimi ose pozicionimi që ishte i partive të deritashme opozitare tregonte se nuk do të lëviznin ose nuk do të reflektonin në sjelljen e tyre. Tani a lidhet kjo vetëm me veprimet e tashme apo me veprimet e katërvjeçarit të mëparshëm, gjegjësisht që nga zgjedhjet e vitit 2021 është pyetje për ta, porse veprimin dhe formën e mënyrës se si ju kanë qasur zgjidhjeve të përbashkëta ka treguar se nuk e kanë treguar atë gatishmëri për bashkëpunim. Por na takon neve të jemi pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit, por përtej asaj besoj që edhe të vinim me zgjidhje të tjera ose me alternativa të tjera, të cilat ishin evidente që ishin nga ana jonë ata dukej se ishin të gatshëm për të mos pranuar”, u shpreh Kusari- Lila.

Kusari – Lila gjithashtu shtoi se mendon se për shkak të mangësive apo mosspecifikave prezente në vetë Kushtetutën e Kosovës, gjykata sa i përket vendimit që pritet të marrë më 8 gusht nuk ka hapësirë të madhe të veprimit. E pranon që si legjislaturë e nëntë kanë dëmtuar shumë kredibilitetin e kësaj legjislature dhe se mendon që zgjidhja do të ishte shkuarja në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, ku qytetarët e Republikës të japin vlerësimin e tyre për këto rrethana.

- Reklamë -

“Tani ky mendim është tërësisht personal i imi. Mendoj që në raport me pritshmëritë çka unë besoj që gjykata mund të propozoj, por duke marrë parasysh edhe mangësitë që janë ose si të themi mosspecifikat që janë vetë në Kushtetutë të Republikës në raport me situatën aktuale gjykata nuk ka hapësirë të madhe të veprimit. Një çka unë mendoj ose e shoh si të mundshme të vjen si interpretim prej gjykatës ka të bëjë me ofrimin e një mundësie të vetme shtesë për Kuvendin për t’u konstituuar dhe nëse nuk ka sukses edhe një mundësi shtesë e Kuvendit atëherë t’i propozohet presidentes së vendit që të fillojë diskutimet me partitë politike për hapat e paraparë me ligj që duhet ndjekur partitë politike për të shkuar në një palë zgjedhje të tjera nacionale. Thënë sinqerisht dhe me bindjen time nga përvoja e gjatë institucionale, si legjislaturë e nëntë kemi dëmtuar shumë kredibilitetin e kësaj legjislature sikur asgjë nuk ka ndodhur në një formim dhe komponim të kuvendit, pastaj edhe votim të qeverisë.

Kusari –Lila tha se zgjidhja më kredibilje do të ishte shkuarja në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në fakt, sovrani ose qytetarët e Republikës ose ata që ishin në pritje mbi 100 e diçka ditë për vendim të Kuvendit ose për konstituim të Kuvendit të japin vlerësimin e tyre për këto rrethana. Do të thotë nuk ka qenë situatë e thjeshtë e as e zakonshme. Prandaj jam personalisht ithtare e rikonfirmimit të mandateve tek qytetarët e Republikës. Për shkak se jemi republikë parlamentare dhe mbajmë përgjegjësinë për të gjitha premtimet dhe veprimet që i bëjmë, prandaj unë besoj që qytetarët duhet ta japin verdiktin final të këtyre rrethanave. Nuk mund të krijojmë situata, në të cilat do ta gjejmë zgjidhjen gjithmonë në gjykatë ose në gjykata pa e ndier peshën e përgjegjësisë publike dhe besimin e qytetarëve, të cilët na kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha për Ekonomia Onlinen Kusari- Lila.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 07/08/2025 07/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?