KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Jam si Navalny”, ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht
Rajon

“Jam si Navalny”, ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Kosova News
Kosova News 15:28 -06/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë.

Siç mëson Top Channel, Meta ka thënë në kërkesë që nuk ka asnjë rrezik të ndikojë e dëmtojë provat dhe nga ana tjetër sugjeron që gjykata të vendosë ndaj tij masë më të butë, atë të ndalimit për të dalë jashtë vendit. Por, seanca u shty për në datën 8 gusht.

Në padinë që Tch e disponon thuhet se “në datën 04 gusht nga Prokuroria e Posaçme u njohëm me përfundimin e hetimeve lidhur me të pandehurin ish presidentin Ilir Metaj. Sipas procedurës u njohëm edhe me aktet fashikujt hetimorë në mënyrë elektronike, çka nënkupton se organi procedurës tashmë ka përfunduar çdo procedurë hetimi dhe çështja do kaloj për gjykim në seancën paraprake.

Në kushtet e reja procedurale të krijuara, duke u nisur edhe nga neni 228 paragrafi 3 i kodit procedurës penale, për masat e sigurimit personal mendojmë se këto kritere nuk qëndrojnë pasi tashmë:

kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti…..

nuk ka asnjë rrezik që i pandehuri të largohet dhe ti fshihet procesit gjyqësor.

personaliteti i të pandehurit nuk përbën rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet, sepse nuk është duke ushtruar funksionin publik.

Në kuptim të rrethanave të reja të krijuara kur kjo çështje tashmë po merr rrugëtimin e saj gjyqësor, mendojmë se është një moment kur vetë gjykata që ka vendosur masë shtrënguese të “arrestit me burg” të analizoi drejt këto rrethana dhe të marri një vendim të bazuar mbi to duke zëvendësuar masën e sigurimit personal.

Në këto momente që jemi drejtuar gjykatës ku kërkojmë zëvendësimin e masës sigurimit të arrestit me burg, presidenti Ilir Metaj ka plot 10 muaj në kushte izolimi, theksoj izolimi pasi përveç masës shtrënguese të arrestit me burg ai po vuan edhe masat e tjera diskriminuese të Institucionit Ekzekutimit Vendimeve penal ‘Jordan Misja’ Tiranë, pasi është në kushtet e një izolimi total, tamam si lideri opozitës ruse Navaly”.

Nga ana tjetër në kërkesë Meta sjell edhe precedentin Gëllci për të cilin Strasburgu rrëzoi SPAK-un.

Ndërsa vijon më tej duke u shprehur se arresti në burg e pengon për aktivitetet politike.

“Kërkojmë zëvendësimin e masës së sigurimit personal për ish presidentin edhe për shkaqet e sipërcituara sepse atij nuk po i lejohet të ushtrojë të drejtat e tij politike si lider i opozitës së dytë në vend, Partia e Lirisë. Atij nuk po i lejohet të takohet me anëtarët e kryesisë partisë tij, me deputetët, me eurodeputetët dhe është privuar nga përdorimi telefonit të institucionit për të folur po me këta persona.

Është në detyrimin ligjor, kushtetues por edhe të kartës evropiane të drejtave të njeriut që ndaj një politikani nën hetim, apo nën një gjykim duhet të trajtohet jo vetëm me dinjitetin njerëzor të parashikuar në standardet më të mira që parashikon ligji por edhe të mos i privohet ushtrimi të drejtave politike dhe të prevalojë mbi të gjitha prezumimi pafajësisë”, shprehen avokatët. /tch/

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 06/08/2025 06/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?