Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 18-vjeçare në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës H. M., 20-vjeçar dhe G. B., 21-vjeçar dyshohen se me forcë e kanë futur në veturë vajzën dhe e kanë rrëmbyer.
Të njëjtit ndaj viktimës kanë ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ndërsa, B.M., 34- vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën.Viktima muaj më parë ka deklaruar se është dhunuar nga 34-vjeçari të cilin nuk e kishte raportuar në polici.
Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


