KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhje apo konstituim të Kuvendit, Ambasadori britanik: Kosova është në një krizë serioze
Politikë

Zgjedhje apo konstituim të Kuvendit, Ambasadori britanik: Kosova është në një krizë serioze

Kosova News
Kosova News 21:50 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë me dije se Kosova po përjeton një krizë politike e cila përbën një moment shumë serioz për Prishtinën.

Në një intervistë për Radio Gorazdevac diplomati i lartë britanik thekson se Kosova kriza në vend po ndikon edhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Kjo është një krizë, dhe jo vetëm politike. Unë besoj se ky është një moment shumë serioz për Kosovën. Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri dhe parlament të formuar siç duhet, të aftë për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me vendin e Kosovës në botë dhe me fondet që aktualisht ndodhen në parlament, duke pritur miratimin. Këto fonde nuk mund të përdoren për momentin dhe Kosova rrezikon t’i humbasë ato”, tha Jonathan Hargreaves, Ambasadori anglez në Kosovë.

Duke folur për rolin e Gjykatës Kushtetuese në zgjidhjen e bllokadës politike, ambasadori shprehu optimizëm të moderuar, por gjithashtu theksoi faktin se nevojitet vullnet politik.

“Mendoj se jemi ende në fazën e shpresës se Gjykata Kushtetuese do ta zgjidhë këtë çështje. Por në fund të fundit, kjo duhet të zgjidhet politikisht me anë të kompromisit midis partive politike. Kjo është rrënja e problemit. Kushtetuta dhe ligji mund të ofrojnë një kornizë, por u takon palëve të bien dakord se si të vazhdojnë”, tha Jonathan Hargreaves, Ambasadori anglez në Kosovë.

Lidhur me zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor, Hargreaves tha se ato përfaqësojnë një shans për të gjitha komunitetet, veçanërisht atë serbe, që të jenë politikisht aktive dhe të përfaqësohen përsëri.

“Është një mundësi për të gjitha komunitetet në Kosovë — përfshirë komunitetet jo-shumicë, dhe veçanërisht komunitetin serb — që të shprehin vullnetin e tyre dhe të përfaqësohen nga parti që vërtet duan të mbrojnë qytetarët”, tha Jonathan Hargreaves, Ambasadori anglez në Kosovë.

Faktori ndërkombëtar është shumë i ndjeshëm ndaj komuniteteve. Shpesh herë, Bashkimi Europian ka mbajtur një qëndrim të njëanshëm kur flitet për komunitetin serb në Kosovë. Gjatë intervistës përballë gazetarit serb, ai sjell në vëmendje konfliktet e fundit por edhe gjoja diskriminimet ndaj serbëve në veri. Ambasadori Hargreaves thekson se Lista Serbe është një pjesë legjitime e sistemit politik të Kosovës, duke harruar në të njëjtën kohë përpjekjet bllokuese dhe jolegjitime që ky komunitet ka pasur në raport me zgjedhjet lokale atje

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?