KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka tash me Kuvendin, cila është zgjidhja e ngërçit politik?
Politikë

Çka tash me Kuvendin, cila është zgjidhja e ngërçit politik?

Kosova News
Kosova News 20:36 -27/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me të hyrë në sekondën e parë të kësaj të diele, 120 deputetët e Kosovës nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë veprim apo vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ata deri më 8 gusht, derisa të përfundojë masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, mund të kryejnë pushimet dhe të presin pagën e radhës, pa bërë asgjë.

Por, edhe Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjidhjen e këtij ngërçi politik duket se duart i ka goxha të lidhura, të paktën kështu thotë Melos Kolshi nga IKD.

“Sa i përket zgjidhjeve mund të themi që ka shumë zgjidhje, mirëpo ka edhe shumë kufizime. Në të njëjtën mund të themi që zgjedhjet e reja mund të jenë si një opsion, pasi Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues, edhe ne e kemi një pikë në aktgjykimin e vitit 2014, në të cilën thuhet që dështimi i zgjedhjes së kryetarit na çon drejt zgjedhjeve të reja”, ka deklaruar Kolshi, raporton RTVDukagjini.

I njëjti thotë që vendi mund të shkojë në zgjedhje përmes presidentes, por Kushtetuesja nuk mund të marrë mandatin e deputetëve.

“Kjo situatë e tillë, nuk do t’i ngjante një praktike të mirë, pasi që marrja e mandatit të deputetëve caktohet me Kushtetutë, dhe janë kushtet e parapara që mund të caktohen nga deputetët”, ka theksuar Kolshi.

Ndërkaq, analisti politik Artan Muhaxheri thotë që humbjet që ka Kosova në këtë bllokadë janë aq të mëdha sa vështirë që mund të rikuperohen.

“Faktikisht ne vështirë se mund ta kemi idenë se sa kemi humbur me këtë bllokadë në të gjitha aspektet: në aspektin politik, në aspektin ekonomik, në aspektin e brendshëm, në aspektin e jashtëm. Pra, Kosova është duke humbur miq, Kosova është duke humbur imazh, Kosova do të duhej që të punojë shumë në mënyrë që të kthehet në pikën e 9 shkurtit, prej kur ka filluar kjo sagë”, ka deklaruar Muhaxheri.

Sipas tij, edhe qëndrimet e faktorit ndërkombëtar po tregojnë mjaftueshëm.

“Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht BE-ja, nuk e konsideron qeverinë aktuale në detyrë si një qeveri legjitime dhe fuqiplotë, prandaj e kemi parë edhe gjatë vizitave, nuk e kanë trajtuar as Kurtin si kryeministër që ta vizitojnë në zyrën e tij”, ka thkesuar ai.

Kuvendi nuk u arrit të konstituohet në 54 tentime.

Gjithashtu lexoni:

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 27/07/2025 27/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh
13:20 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?