Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka mbajtur fjalim pas dështimit të seancës numër 54 të legjislaturës së nëntë brenda afatit 30 ditor kushtetues.
Ai në fjalimin e tij ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin se është fajtore për gjendjen e krijuar
“
Sot ishte seanca e 54-të e tentimit për konstituimin e Kuvendit, por ashtu sot janë bërë 166 ditë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe Kosova ende nuk ka ende institucione. Tashmë kemi vënë disa rekorde të zeza për konstituimin e Kuvendit. Sot po kalon edhe afati 30 ditor i përcaktuar nga Gjykata për konstituimin e këtij institucioni madhor, dhe prapë asgjë nuk lëvizi. Ju i patë sikur i keni parë edhe 54 herë të tjera, si erdhën edhe ashtu shkuan pa papërgjegjësi, pa nder dhe pa trup. Asnjë tentim të zgjedhje, asnjë reflektim për pasojat, asnjë empati për qytetarët, përkundër këshillës së qartë të Kushtetueses për kompromis dhe mirëbesim, kryeneçësia e Albin Kurtit dhe partisë së tij, ka qenë edhe më e madhe se sa përgjegjësia e kërkuar”, ka thënë Krasniqi.


