KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja Pacolli Reagon ndaj Akuzave për Përfitime: “Bashkëshorti Im S’ka Përfituar 52 Mijë Euro”
Politikë

Deputetja Pacolli Reagon ndaj Akuzave për Përfitime: “Bashkëshorti Im S’ka Përfituar 52 Mijë Euro”

Kosova News
Kosova News 19:04 -24/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj një sërë raportimesh mediatike që pretendojnë se bashkëshorti i saj, Ilir Dalipi, ka përfituar 52 mijë euro përmes organizatës “Defy Them”. Ajo i ka cilësuar këto raportime si “tendencioze, manipuluese dhe me qëllim të qartë politik për të njollosur Qeverinë Kurti dhe për të më sulmuar personalisht”.

Pacolli sqaron se bashkëshorti i saj ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por sipas saj, ai prej vitesh nuk është më pjesë e saj. Organizata në fjalë, që merret me mbështetjen e artistëve të rinj në skenën e muzikës rock dhe alternativës urbane, ka përfituar fonde nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës përmes thirrjeve publike dhe duke respektuar të gjitha kriteret ligjore.

“A paskam ndikim edhe në institucionet që nuk i udhëheq LVV?”, pyet me ironi Pacolli, duke theksuar se Komuna e Prishtinës nuk drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se procedurat për ndarjen e fondeve janë publike dhe të barabarta për të gjithë aplikuesit.

Deputetja thekson se organizata “Defy Them” nuk është pronë personale e askujt, por një hapësirë kolektive që ka përkrahur dhjetëra artistë, ka realizuar koncerte e albume dhe ofron mësime pa pagesë për të rinjtë në fushën e muzikës. Ajo insiston se çdo mbështetje që mund të ketë marrë bashkëshorti i saj është deklaruar në pasurinë e saj publike dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore.

“Sot, nuk ka asnjë fakt, asnjë kallëzim penal dhe as edhe një shkresë që më përmend mua në ndonjë procedurë ligjore. E as nuk do të ketë”, deklaron ajo, duke paralajmëruar se për çdo shpifje dhe manipulim të publikuar do të ndjekë rrugën ligjore.

Në fund, Pacolli thotë se kjo është pjesë e një “industrisë së shpifjes me pagesë”, që sipas saj, synon të dëmtojë reputacionin e saj dhe të Qeverisë përmes sensacionalizmit e jo gazetarisë së mirëfilltë.

“Nuk më sulmoni sepse ka shkelje – më sulmoni sepse nuk ka asnjë shkelje”, përmbyll reagimin e saj deputetja e LVV-së.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Kosova News 24/07/2025 24/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?