KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të tjerë në Shqipëri: Vala e dytë deri në fund të vitit
Politikë

Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të tjerë në Shqipëri: Vala e dytë deri në fund të vitit

Kosova News
Kosova News 22:32 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka thënë se Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë atyre që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Sipas tij, shpalljet ‘non grata’ do të vijnë deri në fund të vitit, por nuk do të jenë publike.

Ai ka dhënë më shumë detaje gjatë intervistës për Top Channel.

Top Channel: Ish presidenti dhe kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht më 22 korrik se atij i ishte ndaluar hyrja në Angli. Sa është numri shqiptarëve të shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar?

- Reklamë -

Alastair King-Smith: Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetëdeklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjejnë se nuk i gjen asnjë pasojë.

Top Channel: Mund të na thoni nëse do të ketë një valë të dytë personash ‘non grata’ për të hyrë në Angli?

Alastair King-Smith: Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas të mbërrijmë në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa, sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari i Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Top Channel: Ne kemi dëgjuar se qeveria angleze ka plane në zgjerimin the thellimin e marrëdhënieve bilaterale më Shqipërinë. Çfarë do të thotë kjo në praktikë dhe ajo më me rëndësi, në terma ekonomik?

Alastair King-Smith: Ne e njohim rëndësinë e Shqipërisë në shumë mënyra. Ne e admirojmë pasi Shqipëria është një ndër partnerët tanë më të mirë në çështjen që ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës. Ajo që po bën Shqipëria në Këshill të Sigurimit është kampione në kërkimin e llogaridhënies dhe një partnere e rëndësishme në NATO. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht. Por si miq të fortë e aleatë ne duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin ekonomikisht siç edhe e thatë. Ne kemi mundësuar vendosjen e dy miliard stërlinave për të ndihmuar uljen e kostove dhe përmirësuar përfshirjen britanike të bizneseve dhe në infrastrukturë përfshi shërbime dhe fusha të tjera. Kjo do të thotë se do të shikoni më shumë investime britanike këtu. Ne kemi hapur mundësinë për asistencë zhvillimi do të marrë kohë për të parë impaktin por kjo do të ndihmojë në sjelljen e 100 milionë dollarëve investime në ndihmë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të na shikoni tani në të qenurit një partner i fortë në zhvillimin e Shqipërisë.

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?