Kreshnik Smajlaj e ka zyrtarizuar kandidaturën për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Prishtina është jeta ime – këtu kam lindur, punoj dhe jetoj. Këtu kam krijuar familjen, zhvilloj biznesin dhe këtu do të jem përherë. Prandaj ndjej obligimin të jap më shumë për qytetin tim, si zë i qytetarëve në Asamble”, ka deklaruar ai.
Smajlaj, i njohur për angazhimin dhe kontributin e tij në sektorin privat, ka paralajmëruar se së bashku me Bekën kanë planifikuar shumë punë konkrete për kryeqytetin.
“Na duhet përkrahja juaj,” përfundon ai, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Prishtinës.



