Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor “Qendra” ndan detyrat për patrullat që do të marrin pjesë në planin e koduar “Rrjeta”, me qëllim luftimin e dukurive negative në qytet.
Plani “Rrjeta” do të zbatohet në Parkun e Qytetit, ku Policia ka informacione se një grup të rinjsh janë të përfshirë në shitje dhe konsum të lëndëve narkotike.
Pas marrjes së detyrave, njësitet policore nisin zbatimin e planit, me fokus të veçantë në Parkun e Qytetit.
Plani rezulton i suksesshëm. Policia arreston disa persona të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht të llojit marihuanë.
Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni “Qendra”, ka hartuar një plan afatgjatë për të luftuar dukuritë negative në kryeqytet.
Emisioni “Uniformat Blu” do të sjellë së shpejti edhe aksione të tjera ekskluzive nga terreni.


