KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kujdes: Lulet ju vyshken shpejt për shkak të vendit ku i vendosni
Tjera

Kujdes: Lulet ju vyshken shpejt për shkak të vendit ku i vendosni

Kosova News
Kosova News 11:46 -20/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me kujdes të duhur dhe vetëm pak mund, buqeta juaj mund të qëndrojë e freskët deri në shtatë ditë, e në disa raste edhe më gjatë

Nëse e doni që shtëpia juaj të zbukurohet me buqeta të freskëta dhe aromatike, ndoshta shumë herë jeni zhgënjyer kur, vetëm pas dy-tre ditësh, lulet humbasin freskinë, fillojnë të vyshken dhe lënë një përshtypje të çrregullt.

Megjithatë, arsyeja që kjo ndodh shpesh nuk është vetë lulja, por vendi ku e vendosni.

Ku nuk duhet kurrsesi të mbani buqetën?

Një nga gabimet më të zakonshme është vendosja e buqetës pranë enës me fruta. Edhe pse ky kombinim mund të duket dekorativ, disa fruta (si bananet, mollët dhe dardhat) lëshojnë etilen, një gaz që përshpejton pjekjen, por edhe shpejton prishjen e bimëve përreth.

Prandaj edhe buqeta më e bukur do të vyshket më shpejt nëse ndodhet pranë frutave të pjekura.

Një vend tjetër i gabuar për të mbajtur lulet është dritarja që ekspozohet drejtpërdrejt në diell, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë nxehtësi dhe rreze dielli mund të shkaktojnë avullim më të shpejtë të ujit, vyshkje të petaleve dhe humbje të ngjyrës.

Si t’ju zgjasin lulet më gjatë?

Ekzistojnë disa rregulla të thjeshta për kujdesin ndaj luleve të prera që mund të zgjasin ndjeshëm jetën e tyre:

▪ Ndërroni ujin çdo dy ditë. Uji bëhet shpejt terren për bakteret që bllokojnë kërcellet dhe pengojnë thithjen e lagështisë.
▪ Kërcejtë gjithmonë priten me një kënd prej 45 gradësh para se të vendosen në ujë. Kjo rrit sipërfaqen për thithjen e ujit.
▪ Sa herë ndryshoni ujin, lani vazon me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë, pastaj thajeni mirë para mbushjes së re.
▪ Mos lini gjethe dhe petale të zhytura në ujë, pasi ato përshpejtojnë zhvillimin e baktereve dhe e prishin ujin.
▪ Përdorni qesen me ushqim për lule, që e merrni bashkë me buqetën – ajo përmban lëndë ushqyese që zgjasin freskinë dhe ngjyrën.

Edhe detajet e vogla bëjnë ndryshim

Nëse vëreni se disa lule kanë filluar të vyshken, hiqini menjëherë. Kështu parandaloni përhapjen e kalbjes dhe ruani pamjen e shëndetshme të luleve të mbetura. Gjithashtu, shmangni ndryshimet e mëdha të temperaturës në dhomën ku mbani lulet.

Me kujdes të duhur dhe vetëm pak mund, buqeta juaj mund të qëndrojë e freskët deri në shtatë ditë, e në disa raste edhe më gjatë. Çelësi është që të dini ku dhe ku jo – ta vendosni. 

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 20/07/2025 20/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?