Uran Ismaili nga PDK edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon, këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.
Në video-mesazhin e tij, Ismaili shfaqet në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës duke përmendur se kandidatura e tij vjen nga përkushtimi personal që ka ndaj kryeqytetit dhe nga bindja se Prishtinës i duhet një drejtim të ri.
“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të”, shprehet Ismaili.
Ismaili ka theksuar se nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet. Ai shton t’i shërbejë Prishtinës – mbetet nderi më i madh i jetës së tij.
“Është koha për Prishtinën, e unë nuk e kam ndërmend me u dorëzu,” përfundon ai në video duke i ftuar të gjithë të bëhen bashkë për ndryshimin.
Koha për PrishtinënT’i shërbej Prishtinës është nderi i jetës sime, dhe në një moment vendimtar si ky unë nuk mund të mos përfshihem. Po rikandidoj sepse besoj se Prishtina meriton më shumë, dhe na takon neve, qytetarëve të Prishtinës, të bëhemi bashkë për të. Shikojeni videon deri në fund për vendimin tim të parë si kryetar. Është Koha për Prishtinën! Prandaj mos rri anash, hajde t’ia nisim punës. 🩵💙 #KohaPerPrishtinen
Posted by Uran Ismaili on Thursday, July 17, 2025


