KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, partitë në pritje të marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe Nismës
Politikë

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, partitë në pritje të marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe Nismës

Kosova News
Kosova News 12:29 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, partitë në pritje të marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe Nismës

Kosova po përballet me dështimet e njëpasnjëshme të seancave për konstituimin e legjislaturës së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Edhe tentimi i 48-të dështoi sot, ndërsa kriza institucionale mbetet ende e pazgjidhur.

Të gjitha sytë janë tashmë te Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, dhe mundësia e një marrëveshjeje me Nismën Socialdemokrate, që shihet si e vetmja rrugë për zhbllokimin e situatës. Një takim mes këtyre dy subjekteve pritet të zhvillohet këtë vikend.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, deklaroi sot se subjekti i tij mbetet i hapur për bisedime, por se përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e situatës i takon LVV-së.

“PDK-ja që nga dita e parë është duke pritur iniciativë nga koalicioni fitues. Është duke pritur një nismë për zhbllokim të situatës, mirëpo kjo nuk varet nga ne… Ne jemi të hapur për takim në çfarëdo kohe”, tha Qalaj, duke shtuar se mirëpret edhe takimet mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt.

Në linjë të ngjashme, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se janë në pritje të një marrëveshjeje ndërmjet LVV-së dhe Nismës, por përjashtoi mundësinë që LDK-ja të përfshihet në një koalicion me Vetëvendosjen.

“S’ka të bëjë me LDK-në. LDK-ja ka pozicionimin jo. Kurti-Limaj dhe të tjerët që po punohet… Derisa s’ka një marrëveshje në tavolinë nuk je fort i angazhuar, dhe ky është problemi që po shohim”, tha Haziri.

Nga ana tjetër,deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në një takim të mundshëm të ftuar nga Nisma, por tha se do ta shqyrtojnë kur të marrin ftesën zyrtare.

“Nuk e di se çfarë pozicioni ka nëse Limaj i fton partitë në takim, por do ta shohim… deri tash nuk kemi marrë ndonjë ftesë”, deklaroi Haradinaj.

Të gjitha këto deklarata vijnë në prag të afatit të 26 korrikut, që sipas Gjykatës Kushtetuese përbën afatin e fundit kushtetues për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Në të kundërtën, vendi mund të përballet me rrëzimin përfundimtar të legjislaturës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?