Ministria e Financave ka njoftuar se e kanë zgjatur për dy ditë paraqitjen fizike të përfituesëve të skemave pensionale në Departamentin e Pensioneve.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e ministrisë
Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.
Lexo edhe:


