Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se pritet të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Deklarata e Limajt erdhi pas përfundimit të seancës së 47-të të Kuvendit, e cila sërish dështoi.
“Do të tentojmë ta bëjmë më të mirën për vendin,” tha Limaj shkurt para mediave, pa dhënë më shumë detaje.
Ndërkohë, kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se të dyja partitë – VV dhe NISMA – kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.


