KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajrami për procesin në Hagë: Thaçin po e trajtojnë si qytetar të rëndomtë, kasapi i ballkanit kishte edhe bibliotekë
Politikë

Bajrami për procesin në Hagë: Thaçin po e trajtojnë si qytetar të rëndomtë, kasapi i ballkanit kishte edhe bibliotekë

Kosova News
Kosova News 17:32 -14/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Platforma “Liria ka emër” ka mbajtur sot një konferencë për media, ku profesorë të njohur vendorë kanë ngritur shqetësime serioze për, siç thanë ata, shkeljet e shumta që po ndodhin në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, prezantoi një studim të titulluar “30 shkeljet e Gjykatës Speciale”, ku akuzoi këtë institucion për tendencë të hapur për shtrembërim të historisë moderne të Kosovës dhe për mohimin e gjenocidit serb gjatë luftës së fundit.

“Gjykata Speciale është një proces i montuar që synon të keqinterpretojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Ajo është derivat i raportit të rremë të Dick Martyt, i cili sot e kësaj dite është dëshmuar si i pabesueshëm”, tha Bajrami.

Ai shtoi se do të mbahet edhe një konferencë ndërkombëtare për të analizuar më në thellësi punën e Gjykatës. Sipas tij, kjo gjykatë ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet kosovare dhe ka pranuar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Serbisë.

“E kam vizituar këtë gjykatë disa herë dhe kushtet për të paraburgosurit janë të rënda. Në krahasim me Sllobodan Millosheviqin, të cilit iu dhanë kushte pune dhe trajtim si president, ish-presidenti ynë trajtohet si qytetar i rëndomtë. Kjo është fyese”, theksoi Bajrami.

Profesori i të drejtës penale, Ismet Salihu, theksoi se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së po shkaktojnë pasoja të mëdha për vendin, duke insistuar se UÇK-ja nuk ka kryer krime ndaj civilëve serbë gjatë luftës.

“Nuk ka asnjë dokumentim apo provë që pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer vrasje në fshatra serbe. Në të kundërt, forcat serbe kanë vrarë mbi 12 mijë civilë, përfshirë gra e fëmijë, dhe kanë dëbuar afro një milion shqiptarë. Por vetëm një numër i vogël kriminelësh serbë janë dënuar për këto krime”, tha Salihu.

Ndërkaq, profesori Agim Zogaj kritikoi fort bazën mbi të cilën është ngritur aktakuza, duke thënë se raporti i Dick Marty nuk përmban asnjë referencë konkrete për trafikim organesh, çështje që ka qenë ndër temat më të përfolura kur nisi hetimi.

“Pas pesë vitesh nga ngritja e aktakuzës, nuk ka asnjë përmendje për trafikim organesh apo të ashtuquajturën shtëpi të verdhë. Gjykata nuk e ka aprovuar kurrë këtë narrativë, megjithatë aktakuza vazhdon të qëndrojë”, deklaroi Zogaj.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime të pretenduara lufte, por janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023.

Platforma “Liria ka emër” thotë se do të vazhdojë të avokojë për një proces të drejtë dhe transparent, duke kërkuar që drejtësia të mos përdoret si instrument për të rishkruar historinë.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News 14/07/2025 14/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?