Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me zv/Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau ka thënë se Kosova qëndron krah për krah me SHBA-në, në përputhje me vizionin e presidentit Donald Trump.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.
Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar e para e shtetit.