KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri
Rajon

Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 13:04 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumë qytetarë të Kosovës që udhëtojnë për Shqipëri janë ankuar se për gjobat që i marrin gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri përmes radarëve, nuk njoftohen as nga Policia e Shtetit e as nga ajo e Kosovës.

Për pasojë, gjobat po u rriten me kamatë ditore prej 2 për qind. Për këtë çështje për Radio Kosovën është përgjigjur vetëm Policia e Shtetit shqiptar, ndërsa institucionet e Kosovës nuk janë përgjigjur ende.

Gjatë muajit maj, Saranda Krasniqi kur po udhëtonte për në Shqipëri, është fotografuar nga radarët rrugorë pasi e ka kaluar shpejtësinë e lejuar. E në bazë të kësaj i është shqiptuar një dënim, për të cilin nuk e tregoi shumën. Por, ajo tha për Radio Kosovën se nuk është njoftuar për gjobën e shqiptuar nga policia e shtetit shqiptar.

“Po më ka ndodhur në muajin maj. Kam udhëtuar në një fundjavë në Shqipëri, ku gjatë rrugës kisha marrë një gjobë, të cilën nuk e kam ditur se ka qenë nga radari”, ka thënë Krasniqi.

Ajo tregoi se për dënimin e marrë, është njoftuar në pikën kufitare në Morinë pas një muaji kur ka udhëtuar përsëri për në Shqipëri.

“Pas një muaji kam udhëtuar përsëri për në Shqipëri dhe më kanë njoftuar në doganë që ke një gjobë dhe duhet ta paguash. Kjo është e padrejtë nga ana e policisë së Shqipërisë, pasi lajmërimi duhet të ishte bërë me kohë. Pas një muaji, unë pash që gjoba ishte rritur”, ka thënë ajo.

Policia kufitare në Morinë, i ka dhënë një procesverbal ku është konstatuar shkelja, duke u theksuar se pas kalimit të afatit të pagesës prej 15 ditësh, gjobës i shtohet kamatë ditore prej 2 për qind.

Ndërkohë, në përgjigjen për Radio Kosovën të Policisë së Shtetit shqiptar, thuhet se “Njoftimi i shtetasve të Kosovës/evropianë, për çdo rast të konstatimit të shkeljeve në mungesë, bëhet në pikat e kalimit kufitar. Secili njoftim i bërë në këto raste regjistrohet në sistemin elektronik që administron Policia e Shtetit dhe shtetasit i bëhet e ditur se si dhe ku duhet ta kryejë pagesën. Secilit kundërvajtës i komunikohet nga shërbimi i Policisë Kufitare, në dalje/hyrje të territorit Shqiptar, për kundërvajtjen e kryer dhe i jepet e printuar fleta e gjobës dhe informohet mbi përfitimin kur pagesa kryhet brenda afatit 15-ditor.”

Policia e Shtetit, bëri të ditur se “pagesa në këto raste mund të bëhet pranë çdo zyre të institucioneve financiare, të cilat kanë marrëveshje me Policinë e Shtetit dhe që operojnë edhe pranë pikave të kalimit kufitar.” Sipas Policisë, në rastet kur shërbimet e Policisë Rrugore kapin në qarkullim kundërvajtësin që nuk ka kryer pagesën e masës administrative, megjithëse është njoftuar më parë (e verifikuar nga njoftimi i administruar në sistemin elektronik të Policisë së Shtetit), në zbatim të nenit 205 të Kodit Rrugor, i kërkojnë të kryejë pagesën te punonjësi i Policisë, kundrejt mandatit të arkëtimit, ose sipas dëshirës së shtetasit, ta kryejë pranë çdo institucioni financiar. Në rastin e dytë drejtuesit të mjetit i tërhiqet leja e drejtimit, deri në kryerjen e pagesës.

Në përgjigjen e Policisë së Shtetit shqiptar, thuhet se “Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur parashikohet gjoba në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj.”

Në procedurat që ndjek Policia është parashikuar se në rastin kur kundërvajtësi apo pronari i mjetit nuk është dakord për shkeljen e kryer, apo njoftimi është kryer me vonesë, gjoba është me kamatë dhe nuk përfiton uljen me 50% të vlerës së gjobës. Shtetasi ka të drejtën e ankimit sipas nenit 201 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Në ankim mund të kërkohen të dhëna për shkeljen e kryer, si dhe rivendosjen në afat të masës së marrë për mundësinë e heqjes së kamat-vonesës. Ankimi i drejtohet organit administrativ shtetëror më të afërt në rastin kur shtetasi është brenda territorit të Shqipërisë, me postë ose në adresat elektronike [email protected] ose [email protected]

Organet administrative shtetërore, me marrjen e ankesës, kryejnë shqyrtimin dhe marrin vendim, i cili i njoftohet qytetarit, në adresën e deklaruar. Masa e dalë nëpërmjet këtij vendimi mund të paguhet brenda afatit 15-ditor, sipas nenit 203 të Kodit Rrugor dhe në këtë afat përfitohet ulja me 50% të vlerës së gjobës.

Radio Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Qendra për Menaxhimin Kufitar, rreth njoftimit të qytetarëve të Kosovës që janë regjistruar si kundërvajtës në territorin Shqipërisë, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Kosova News 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?