Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – pika kufitare Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.
“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, shtojnë nga MPB.
Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftuan për vendimin:
“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.