Për të kërkuar drejtësi, familjarët e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, që vdiq pas arrestimit nga Policia, janë mbledhur para Teatrit Kombëtar.
Ata kanë ndezur edhe qirinj në përkujtim të tij.
Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit. Në një prononcim në KTV, vëllai i viktimës, Alban Zejnullahu, ka thënë se ai ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.
Pesë zyrtarë policorë po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.