E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të jetë ende e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën ai.
Për një kohë të gjatë, emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Milani, por ky transferim përfundimisht dështoi.
Tani, sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër klub i madh italian, Juventusi po shfaq interes serioz për shërbimet e tij.
Tarifa e transferimit për mesfushorin 32-vjeçar pritet të jetë mes 12 dhe 15 milionë euro.
Megjithatë, nënshkrimi i Xhakës nga Zonja e Vjetër do të realizohej vetëm nëse klubi arrin ta shesë Douglas Luiz.
Braziliani është në listën për t’u larguar, ndërsa në mesin e zëvendësuesve të mundshëm janë Xhaka dhe Sandro Tonali.
Raportet e fundit thonë se Tonali ka përparësi në listën e Juventusit, por Xhaka mbetet një opsion i hapur dhe realist për repartin e mesfushës edhe për faktin se ka kosto shumë herë më të ulët se italiani.