KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e Agon Zejnullahut, Sveçla: Kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar
Politikë

Vdekja e Agon Zejnullahut, Sveçla: Kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar

Kosova News
Kosova News 12:54 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së Agon Zejnullahut nga Lipjani, që ndodhi të hënën. Në lidhje me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje tragjike.

Sveçla në reagimin e tij ka shkruar se është thellësisht i prekur  nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan.

Ai ka pohuar se ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga IPK lidhur me rastin.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal. Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, ka theksuar ai.

Mes tjerash, ai ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

“Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”, tha mes tjerash ai.

Gjithashtu, ai ka shkruar se Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend.

“Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës. Atë do ta ruajmë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast”, shtoi tutje ai.

Reagimi i Inspektoratit Policor për rastin:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të pesë zyrtarëve policorë, pas një incidenti që ndodhi sot pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku një qytetar humbi jetën.

Hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore lidhur me vdekjen e qytetarit dhe reagimin e zyrtarëve policorë në vendngjarje.

Si pjesë e hetimit janë përfshirë intervistimet e dëshmitarëve okularë dhe mbledhja e provave materiale, përfshirë incizimet nga kamerat e sigurisë dhe nga telefonat mobil.

Sipas IPK-së, të gjitha pamjet video do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detajuara për të ndriçuar rrethanat e incidentit dhe për të vlerësuar nëse reagimi policor ka qenë në përputhje me procedurat dhe standardet profesionale.

Gjithashtu lexoni:

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi
21:02 -08/07/2025
IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve
20:24 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?