Shefi i sapoemëruar i Porsche në Gjermani tha: “Për mua, Taycan është vetura elektrike më e mirë në botë”.
Robert Ader mori detyrën e Drejtorit Menaxhues të Porsche Germany më 1 maj.
Në një intervistë ai pranoi se prodhimi i Taycan duhej të bëhej ashtu që t’i përshtatej kërkesës më të ulët se sa pritej.
Shitjet ranë me 49% vitin e kaluar, me Porsche që fajësoi ndryshimin e ri të automjetit elektrik, por gjithashtu pranoi se “lëvizshmëria elektrike në përgjithësi po ecën më ngadalë se sa ishte planifikuar”.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, dërgesat ranë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Porsche ka pranuar realitetin se tranzicioni elektrik do të zgjasë më shumë sesa mendohej fillimisht, prandaj tani po shqyrton versionet me benzinë të modeleve të ardhshme të planifikuara fillimisht si vetëm elektrike.