KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Neglizhenca në rastin e Astrit Deharit, avokati i familjes sot mban konferencë për media
Politikë

Neglizhenca në rastin e Astrit Deharit, avokati i familjes sot mban konferencë për media

Kosova News
Kosova News 09:01 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thirrur për sot konferencë për media pasi pretendon se “sipas të gjitha rrethanave”, Astrit Dehari është goditur në ballë me boks të hekurit.

Konferenca do të nisë nga ora 12:00, mbi Kino ABC.

Për këtë çështje, Gashi ka shkruar dje në Facebook, duke akuzuar për neglizhencë të prokurorisë për këtë rast dhe tha se kjo neglizhencë “po vret”.

“Ekspertiza e Institutit Zviceran të mjekësisë ligjore e vitit 2019 e vërteton vrasjen, duke konstatuar se me mënyrë shkencore është eliminuar edhe teoria e vetëvrasjes dhe u vërtetua prania e ADN-së të personave të tretë”, ka thënë ai.

- Reklamë -

Gjithashtu, avokati Gashi ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut, mirëpo, sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

“Prokurorit të rastit Afrim Shefkiu me shkrim, që katër muaj, i kërkuam që të iniciojë hetim penal dhe të identifikojë se kush i manipuloi provat e dërguara në Zvicër, prokurori nuk përgjigjet fare. Prokurorit të rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa, në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike të rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe, sipas të gjitha rrethanave, janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”.

Kujtojmë se besimi i publikut në Kosovë ndaj institucioneve brenda sistemit të drejtësisë në vend është luhatur ndër vite në Kosovë, por asnjëherë si për rastin e aktivistit Astrit Dehari.

Astrit Dehari gjeti vdekjen më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Për rastin e tij Prokuroria e Kosovës kishte pushuar hetimet, me konstatimin se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Por pas insistimeve të shumta dhe bërjes së ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, vetëvrasja u largua si opsion dhe kjo e detyroi Prokurorinë që të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Mirëpo rasti i Astrit Deharit edhe pas gjithë kësaj kohe nuk ka marrë epilog dhe askush nuk është nxjerrë përgjegjës./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?