Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka tha se nuk ka pranuar asnjë ftesë nga gjykatat në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Damkës dhe ushtruesit të detyrës së Sekretariatit të kësaj ministrie, B.K. Që të dy akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Lidhur me këtë, Damka tha se nuk mund të komentojë asgjë sepse nuk ka pranuar apo lexuar aktakuzën.
Para se të hynte për të marrë pjesë në seancën e 42-të të seancës konstituive, Damka u shpreh i bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore apo keqpërdorim siç tha ai me “asnjë cent Republikës së Kosovës”.
“Ende nuk e kam marrë asnjë ftesë nga asnjë gjykatë në Kosovë. Nuk mund të komentojë pasi që nuk I kam lexuar aktakuzat. Kur do ta lexoj aktakuzën dhe të thirrem nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin në gjykatë dhe jam i bindur se nuk e kam bërë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim, asnjë cent të Republikës së Kosovës…Faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në gjykatë. Për mua është fatkeqësi të përdoret emri Cartitas zviceran i cili organizata qeveritare e Zvicrës e cila që 25 vite kontribon me projektet ndryshme milionëshe në Kosovë. Edhe në këtë projekt ka kontribuar me 1.6 milionë euro dhe është projekti i cili zgjat nga 2022 deri në 204. Gjithçka është transparente”, tha Damka./ kp